Një person rreth 70 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij megjithëse besohet se kishte dhënë shpirt shumë ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe personi qe ka humbur jetën është Vangjush Prodani. Ai prej 3 muajsh nuk ka patur kontakte me familjarët pasi jetonte i vetëm në banesë. Ndërkohë që nuk është parë as nga banorët e lagjes për këtë periudhë kohore.
Dyshimet janë se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë, megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes së të moshuarit. a.b











