• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, takime me biznese ne pazarin e Gjirokastrës: Do subvencionojmë artizanët

droni by droni
19 March, 2021
in Ekonomia, Politika
0
Basha, takime me biznese ne pazarin e Gjirokastrës: Do subvencionojmë artizanët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës, kryetari i Partisë Demokratike, ka vizituar disa biznese në pazarin e Gjirokastrës, ku ka dëgjuar problemet e tyre për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Ata u shprehën se turizmi në Gjirokastër është vetëm në verë, ndërsa gjatë dimrit e mbajnë hapur vetëm për mbijetesë.

“Qytetari: Mua më vjen shumë keq që pas 30 vjet demokraci akoma ka biznese të pa regjistruara.
Lulzim Basha: Sepse nuk ka gjë më të keqe kur i ndan në të nënës dhe të njerkës. Kur nuk i trajton njësoj para ligjit. Kjo shkatërron konkurrencën.
Qytetari: Kam shumë koleg që në këtë kuptim që në këtë profesion dhe më godasin në çmime, pa ndershmërisht. Konkurrenca është në kapitalizëm do ta pranoj por e ndershme.
Lulzim Basha: E ndershme, të barabartë para ligjit. Konkurrencë e ndershme.
Qytetari: Se imagjinoj dot pas 30 vitesh të paregjistruar. Se kam qenë dhe në emigrim. Jam kthyer me shpresën se …
Lulzim Bash: Në Greqi ke qenë?
Qytetari: Kam qenë në Greqi. Dhe atje jam mësuar me disa rregulla europiane, kam hapur dyqan dhe atje po atje merresha me gjera të tjera jo me këto gjera këtu. Se këtu kemi të bëjmë me turizmin , kemi të bëjmë me gjithë botën. Vizitorët vijnë nga të gjithë, më kultura të ndryshme dhe unë jam vënë lëvizje nga ana kreative që të krijoj duke u bazuar dhe te tradita që kemi këtë në Gjirokastër. Se Gjirokastra është e gurit por është edhe e drurit. Kështu që kjo konkurrenca e pandershme është…
Lulzim Basha: E vret e demotivon ekonominë, politikën mungesa e garës. Duhet të kemi garë.
Qytetari: Ne e kemi thënë në shumë hallka të tjera ne periudhën e dimrit e kemi mbijetesë. Sikur një subvencion i vogël në këtë periudhë sa të bëhet turizmi gjithë vjetor në Gjirokastër se fatkeqësisht është akoma sezonal. Them sezonal sepse veror, në verë vetëm. Presim gjithmonë vizitor nga Saranda. Ç’është në dorën ton do ta bëjmë pastaj në dorën e shtetit qëndrojnë shumë gjera.”

“Qytetarja: Vështirë ka qenë kjo fushë, po akoma e më vështirë. Faktorë, aktorë të tjerë të ndryshëm, ne mundohemi me thonj!”

“Qytetari: Ne kemi mësuar nga ndërmarrja fizike që ka funksionuar në Gjirokastër dhe ka nxjerrë një brez gdhendësish, nga 90 gdhendësa sot punojnë 2 ose 3. Dhe problemi më i madh është që brezi i ri nuk e merr mundimin të vij këtu sepse nuk do që të jetë shok më fukarallëkun. Sepse kjo është punë që të hash bukë deri këtu, kaq!
Lulzim Basha: Të mbijetosh?
Qytetari: Edhe nuk duan, nuk qaset brezi ri dhe kjo do të ketë pasoja të ardhmen.
Lulzim Basha: Në Europë është një nga punët më të mirëpaguara, do të fillojmë me subvencione, por do të fillojmë edhe me shkollë.”

Duke vënë në dukje krizën e biznesit në të gjithë Shqipërinë, Basha tha se artizani është një nga profesionet që i përket traditës shqiptare dhe që duhet ruajtur. Për këtë ai tha se qeveria e dal nga vota e 25 prillit, do të mbështes me subvencione këtë profesion, por edhe do të investoj në qytetin e Gjirokastrës për të tërhequr turistët në çdo sezon.

Lulzim Basha: Kështu që ju garantoj që do bëjë gjithçka, në veçanti për të mbështetur ato sektorë që janë domethënës për turizmin siç është sektori juaj. Artizanati kudo në botë subvencionohet se është një punë e para e punës që ruan traditën dhe ruajtja e traditës nuk është diçka që mësohet thjeshtë në shkollë ka nevojë për përcjellje brez pas brezi. Dhe e dyta është diçka që krijon gjera autentike dhe unike. Këto nuk bëhen me makineri bëhen me dorë. Këtu derdhet shpirti i njeriut.
Qytete si Gjirokastra, si Berati, si Shkodra, si Korça, nuk mund të mbijetojnë në qoftë se nuk mbijeton dhe nuk prosperon sektori juaj. Prandaj, për këtë arsye do të keni jo thjeshtë ndihmë dhe lehtësime por do të keni subvencione. Ju e dini, ata vijnë këtu dhe mahniten nga punë dore të cilat mund të kenë dekada që në vendet e tyre janë zhdukur. Ne do të mësojmë nga ky gabim dhe s’duhet të lejojmë të përsëritet. Kështu që, artizanati kudo në Shqipëri do të ketë mbështetje direkte financiare, njësoj siç do bëjmë për disa profesione të tjera, për fermerët e për të tjerët. Do të mbështesim me subvencione që e para punës mos të humbasë tradita. E dyta, jeni dhe një shkollë që do të përcillni brenda familjes apo brenda komunitetit dhe e treta, po nuk ju ruajtëm ju ne i japim një dëm turizmit në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë. Për këtë do të keni, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit me bindjen se çdo qindarkë, çdo lekë, çdo euro që do të investojmë, edhe nga Bashkimi Europian edhe ato kanë programe për të mbështetur trashëgiminë kulturore dhe artizanatin. Dhe çdo euro që do investojmë tek ju do t’i kthehet 10-fish, 100-fish ekonomisë së qytetit dhe ekonomisë kombëtare. Kështu që, e di që keni kaluar kohë të vështira por nuk jeni dorëzuar. Mos u dorëzoni deri me 25 prill. Paratë e buxhetit që kanë shkuar në një grusht njerëzish do të fillojnë të funksionojnë dhe të japin rezultat për njerëzit e punës dhe për ekonominë e çdo shqiptari. Për këtë të garantoj.Turizmi do të zhvillohet atëherë kur qeveria të fillojë të financojë në turizëm. Atëherë kur sezoni mos të jetë 2 muaj në breg, por të jetë gjatë gjithë vitit. Kemi një plan, kemi vendosmërinë, edhe ekspertizën për ta bërë të mundur zbatimin e këtij plani. Na duhet vetëm që të jemi të gjithë bashkë më 25 prill në kutitë e votimit. 8 vite e keni parë vet si shkoi, tani duhet me votën tuaj të përcaktoni ndryshimin që dëshironi. a.b

Previous Post

I riu hidhet nga lartësia, humb jetën 30 vjeçari

Next Post

COVID/ Skandali i rradhës, skopia tek Dispanseria në Tiranë prej 20 ditësh nuk funksionon

droni

droni

Next Post
COVID/ Skandali i rradhës, skopia tek Dispanseria në Tiranë prej 20 ditësh nuk funksionon

COVID/ Skandali i rradhës, skopia tek Dispanseria në Tiranë prej 20 ditësh nuk funksionon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.