Është gjetur pa jetë sot Demokrat Medinaj, 29 vjeçari që vrau një ditë më parë të shoqen me 31 goditje thike në sy të fëmijëve.
Lajmi është njoftuar nga policia . Trupi i Medibaj është gjetur në vendin e quajtur Vija e Ngjalës dhe nuk ka shenja dhune.
“Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. a.b











