Një person humbi jetën këtë mesditë pasi u godit nga një makinë.
Ngjarja ndodhi në Maminas dhe viktima po drejtonte një motor.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. a.b












