• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Ne, brezi i dalë nga furnella me vajguri!

droni by droni
16 March, 2021
in Opinion
0
ARTAN FUGA/ Ne, brezi i dalë nga furnella me vajguri!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Artan Fuga

Disa pyesin : Pse nuk po ecim drejt përparimit?
Pse nuk kemi një qytetar aktiv?
Pse pajtohemi me të keqen dhe i kthejmë shpinën të mirës?
Pse bëjmë sikur nuk shohim që poshtërohemi?

Ja ky objekt i shpjegon deri në një farë mase këto. Ta shohin ata që janë lindur në këtë shekull sepse mbase kujtojnë se është ndonjë enë bronxi e epokave të stërlashta greke që këta na i paraqesin si ilire.

Jo, është një marifet që quhej furnellë vajguri. Aty bëhej grosha, zjehej, dhe e gjithë banesa deri te çarçafët e shtratiit vinin era grosh përzjerë me vajguri.

Ja pse ka shqiptarë që nuk kanë ngopje të vjedhin të tjerët. Sepse kanë dalë nga aroma groshe përzjerë me vajguri dhe me aroma gazrash që grosha prodhon në stomah.

Por, për të marrë vajgurin e duhur duhej të bëje po aq luftë sa edhe shtetet arabe me Izraelin për fushat naftëmbajtëse. Duhej të prisje të dëgjoje thirrjen e autobotistit të vajgurit ditën e djelë në mëngjes : Hajde vajguriiiiiiii! Ose duhej të ngrije vajguri në bidona metalikë që mbanin benzinë automjetesh, bidona të vjedhur kushedi se ku. Pa duhej të mbaje radhët e gjata për vajguri që dukeshin si vargane mortore burrash në kërkim të një kokrre misri sikurse e ka paraqitur Migjeni.

Kishte parë Migjeni burrin të poshtërohej për një kokër misër, por nuk e kishte parë të poshtërohej për një litër vajguri.

Te gjitha banesat ishin si depo karburanti. Vinin era vajguri. Për ta përballuar, familjet tona të mira, nisën tëe gatuajnë në wc, ose shqip nevojtore, por fare shqip në halé. Por shpesh dera e hales hapej e mbyllej dhe në të gjithë apartamentin përziheshin tani katër aroma që na shoqëronin të gjithë ditën.
Aroma e halesë.
E vajgurit.
E groshës.
E gazrave që dilnin nga tubi tretës në nënndejtëset tona nga grosha e pazjerë sic duhej.

Halli më i madh i gruas ishte kur në punë, në mes të shoqeve bërtiste me histeri: Uuuuuu qyqja kam harruar furnellën e vajgurit ndezur!

Përgjegjësi i jepte leje menjëherë.

Ja pse ka shqiptarë që na grabisin, na vjedhin, na poshtërojnë, na bëjnë të vuajmë. Sepse nuk e kanë inatin me ne thjesht, e kanë me faktin që kanë qenë të poshtëruar nga furnella me vajguri. Hanin bukë, bënin seks, prisnin miq, festonin ditëlindje nën aroma vajguri, groshe, pordhësh, fekalesh. Nuk ju del e keqja veçse duke shkelur me këmbë të tjerët për të marrë hakun e poshtërimit që u ka bërë furnella me vajguri.

Ja pse na vjedhin pronën, na lënë pa punë, na përqeshin, na tallin te televizionet e tyre, sepse e dinë se kush jemi. Këta pordhacë vajguri, këta bij të vajgurit, këta këlysha të furnellës me vajguri, që janë rritur e kanë dalë nga furnella e vajgurit, këta durojnë gjithshka.

Këtyre edhe mut t’u japësh e hanë!

Kemi dalë nga furnella e vajgurit, e cila në pjesën e sipërme me kohë zinte shtresa të ndryshme gjellësh të djegura me vaj. Vaji ishte kanceroz sepse furnella me vajguri lëshonte një zjarr të papërmbajtur, që digjte cdo tenxhere alumini, hekuri a bakri dhe nuk kishte herë që mbi të të mos derdhej qumështi, i bërë nga qumështi pluhur përzjerë me ujë, të mos derdhej lëngu i groshës, i preshave, të mos derdhej kafja, a uji i zjerjes të rrobave të pshurura të bebeve që zjenin me orë të tëra, aa të fashove që zjenin nga mëngjesi në darkë.

Vaji ku skuqje ndonjë vezë përvëlohej cdo herë nga furia e zjarrit të furnellës me vajguri. Ja pse edhe rrobat mbanin aromë vaji të djegur. Të gjitha puthjet e dashurisë në gjimnaze, rrugica, cepe pallatesh, mbanin aroma vaji të djegur që dilte nga palltot e vjetra ose kanatjeret e pista.

Një mbishtresë kafeje, lëngjesh urinare, lëng groshe, qumështi e gjithëfarësojj bëhej si gur mbi furnellë, kur kjo ftohej, dhe me pak kujdes, kur e fërkoje me letër xumpare, mund të konstatoje të gjithë historikun e furnellës të shkretë.

Për ne gjeneracionin e furnellës më vajguri, vendi më i përshtatshëm për të menduar ishte haleja. Ja përse ne kemi menddime haleje, ja përse shpesh mendimet tona vijnë era fekale, fjalët politike kanë aq shumë fekale brenda.

Shkonte qytetari urban në hale dhe aty duke kryer nevojat e tij ishte njëherazi edhe në studion e punës intelektuale, edhe në dhomën e gjumit sepse aty përgjumej duke ëndërruar, edhe në guzhinë a në dhomën e ngrënies sepse aty mbi furnellën me vajguri zihej grosha a valohej qumështi, ishte edhe në wc e cila pra ishte bërë multifunksionale.

Ulur në galiç mbi wc alla turka ose ata më të pasurit mbi wc alla frënga, qytetari urban kryente nevojat dhe duke parë flakën blu në të kuqe të furnellës me vajguri, hundët e zëna nga aroma gjellësh, ndoshta ëndërronte të ardhmen e tij dhe të vendit në shekullin e njëzetenjë. Shqipëria çfarë ishte dhe çfarë do të bëhej!

Ja nga kjo teknologji kemi dalë.

Shqiptari legjendar i netëve rreth vatrës të zjarrit, aty ku na thuhet se është ngjizur art tradiciona, fyelli, sharkija, ciftelia, mandolina, atje ku bëheshin bisedat e burrave dhe thurrej folklori si forma më e lartë e rrëfit historik, ende e paarritur nga historianët tanë, u bë banori i pallatee me punë vullnetare që mblidhej e pështillej rreth furnellës me vajguri.

Nga vatra te furnella me vajguri. Pse cuditemi që edhe celularin sot ta përdori si furnellë vajguri! Nuk e ndan as në halé.

Unë i propozoj kandidatëve për kryetar në bashkinë e Tiranës, që diku aty nga Pazari i Ri, të imagjinojnë ngritjen e një instalacioni gjigand, një furnellë vajguri, e cila të jetë simboli i strukturave arketipike të neurozave tona kolektive që prodhojnë pikërisht sot një përzjerje aromash fekalesh, deliresh politike, propagandash halesh, dëshirë për të ngrënë mish në restorante, si edhe për t’i hedhur lekët vetëm në karburant veturash të plakura a zuskash të reja (aroma e vajgurit na ndjell), pra në një qytetërim ku ajo që ha dhe ajo që nxjerr nga tubi digjestiv nuk dallohen nga njera tjetra.

Ne, gjeneracioni i dalë nga një furnellë vajguri.

Shënim: Objekti që shihni në foto më është dhuruar për muzeun tim nga miku i kësaj faqeje, i nderuari zoti Alfred Collaku!

Previous Post

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin, astrazeneca do injektohet në Shqipëri

Next Post

Ndryshime në listat e PD, ja si janë ribërë listat në tre qarqe

droni

droni

Next Post
Basha paralajmëron pushtetin nga zyrat e dhunuara të FRD: Shteti i gjithi në funksion të Ndraghetës

Ndryshime në listat e PD, ja si janë ribërë listat në tre qarqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.