Një person humbi jetën në Gjirokastër në mëngjesin e sotëm. 40 vjeçari u hodh nga kati i pestë i një pallati duke marrë plagë të rënda, më pas ndlrroi jetë në spital.
“Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Gjirokastrës. a.b











