• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e plotë e vrasësit të Behar Sofisë: Plumba i parë nuk shkrepi, nuk kisha qëlluar kurrë prandaj bëra stërvitje

droni by droni
14 March, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Cili është Enejt Shyti, i riu qe vrau Behar Sofinë. Detajet e reja nga gazetarja Lala
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ernejt Shyti, vrasësi i Behar Sofisë ka treguar me detaje në lidhje me vrasjen qe kreu në afërsi të Piramidës. Dëshmia e tij është publikuar e plotë nga gazetarja Klodiana Lala.

”Me Xhuliano Vishën njihem prej shumë vitesh sepse jemi nga e njëjta zonë dhe ne jemi miq të ngushtë. Një muaj para se të ndodhte ngjarja Xhuliano Visha më kërkoi të takoheshim dhe më premtoi afro 50 mijë euro me qëllim që unë të vrisja një person. Ai më solli pistoletën dhe foton e personit që duhet të vrisja të cilit unë nuk ia dija emrin, por më thanë se duhet ta thërrisja me një nofkë që ata më dhanë. Duke qenë se nuk kisha prekur asnjëherë armë me dorë, bashkë me Xhuliano Vishën shkuam në zonën e Kërrabës, prej nga jemi me origjinë dhe bëmë disa herë qitje”.

Kështu e nis dëshminë e tij Ernejt Shyti, i dyshuar si ekzekutori i 66-vjeçarit Behar Sofia, mëngjesin e 25 shkurtit pranë Piramidës në kryeqytet.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ai jep detaje për njerëzit që kishin organizuar krimin dhe e kishin rekrutuar për të kryer vrasjen, madje thekson se Skënder Vathi fillimisht ia kishte kërkuar që krimin ta kryente Xhuliano Visha, por ai nuk kishte pranuar sepse e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë viktimën dhe kishte dyshime se 66-vjeçari Behar Sofia mund ta njihte dhe identifikonte atë dhe mund t’i shmangej e kështu të mos realizohej plani.

“E kemi ruajtur për afro 1 muaj viktimën dhe të gjitha lëvizjet e tij. Leonard Xhixha, të cilin unë e kam njohur përmes Xhuliano Vishës, ishte caktuar që të ruante lëvizjet e viktimës dhe do duhej që të më njoftonte mua në momentin që ai të dilte nga shtëpia. Unë kam lëvizur për ditë të tëra me radhë me pistoletën në xhep me qëllim që ta ekzekutoja 66-vjeçarin. Me ta komunikoja me një celular që më dha Skënder Vathi dhe në këtë celular unë kisha kontaktet e këtyre tre personave, Skënderit, Leonarit dhe Xhulianos.

Ditën e ngjarjes unë dola nga banesa ime që ndodhet midis rrugës “Bardhyl” dhe zonës së “Brrylit” me bicikletën që kisha vjedhur dhe u nisa drejt vendit ku ishte vendosur të ekzekutohej Behar Sofia. Jam afruar aty dhe në momentin kur Leonari më dërgoi mesazh se personi që duhej të vrisja sapo kishte dalë nga banesa, unë iu afrova dhe e qëllova. Plumbi i parë nuk shkrepi, më pas unë kam qëlluar dhe dy herë të tjera dhe me nxitim jam larguar. Me bicikletën që kisha vjedhur kam shkuar afër kodrave të liqenit, kamë lënë aty rrobat dhe më pas jam larguar në drejtim të Kërrabës, ku edhe kam qëndruar. Atje kam marrë një taksi dhe jam nisur në drejtim të Malit të Zi, të nesërmen pas ngjarjes. Në Mal të Zi unë punoj si punëtor krahu dhe në momentin që u arrestova isha duke shtruar pllaka në aeroport”.

Kështu deklaron Ernejt Shyti përpara hetuesve. Ai jep detaje për njerëzit që kishin organizuar krimin dhe e kishin rekrutuar për të kryer vrasjen, madje thekson se Skënder Vathi fillimisht ia kishte kërkuar që krimin ta kryente Xhuliano Visha, por ai nuk kishte pranuar sepse e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë viktimën dhe kishte dyshime se 66-vjeçari Behar Sofia mund ta njihte dhe identifikonte atë dhe mund t’i shmangej e kështu të mos realizohej plani.

Sa kohë u vëzhgua viktima përpara se të ekzekutohej dhe si u zbuluan të dyshuarit? 

Ka qenë një hetim mjaft profesional i prokurorisë së Tiranës, nën drejtimin e prokurorit prokurori Bledar Maksuti dhe sigurisht i ndihmuar nga ekspertët më të mirë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas dëshmisë që ka dhënë personi i cili dyshohet si persekutor Ernejt Shyti, rezulton se të paktën një muaj është vëzhguar me detaje dhe të gjitha lëvizjet e Behar Sofisë, Skënder Vathi i cili konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën.
Policia dhe prokuroria thonë se logohen të gjithë telefonat që mbanin personat e dyshuar në të njëjtin vend. Ndërkohë që përpos faktit që Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar me automjetin e tyre të dyshuarin Ernejt Shyti që ta njihte viktimën. Edhe vetë ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës. Një ditë përpara se Behar Sofia të ekzekutohej në një kamera sigurie shfaqet organizatori Skënder Vathi i cili qëndron në një tavolinë larg disa metra nga Behar Sofia, i cili sapo kishte kaluar COVID-19 dhe kishte filluar të lëvizte.

Kur Ernejt Shyti është larguar në drejtim të kodrave të liqenit pas vrasjes, ka lënë atje veshjen dhe celularin që ia kishte vënë në dispozicion Skënder Vathi, në këtë celular janë gjetur dy mesazhe që Leonar Xhixha ia dërgonte personit të dyshuar Ernejt Shytit. Përmes këtij celulari është loguar vendi ku banonte Ernejt Shyti. Ky i fundit ka dhe një vëllai binjakë me të cilin është thuajse identik. Për këtë arsye në momentet e para Policia e Tiranës ka shoqëruar vëllain e tij binjak sepse ADN e përftuar nga rrobat e gjetura tek kodrat e liqenit përkonte e përputhshme dhe me vëllain e tij binjak. Por çfarë ka ndodhur?

Vëllai binjak

Vëllai binjak ndodhej në zonën e Krrabës dhe ka pranuar përpara hetuesve se përgjatë ditëve të fundit ai ndodhej tek babai i tij, sepse prindërit ishin të divorcuar dhe njëri qëndronte me nënën dhe tjetri me babain. Por ai ka deklaruar përpara hetuesve se ishte Xhuliano Visha një person me rekorde kriminale që kishte njohje miqësore me të vëllain. Më pas ai ka treguar dhe banesën ku vëllai i tij qëndronte me nënën dhe është marrë dëshmia e nënës së Ernejt Shytit, e cila ka deklaruar se ka dy djem binjakë, njërin prej të cilëve e ka në Mal të Zi ku punon si punëtor krahu dhe që rezultoi që ishte larguar në ditën pasi kishte kryer krimin. Më pas policia ka marrë ADN-në e nënës së Ernejt Shytit dhe e ka krahasuar me ADN-në e gjetur në rrobat e Ernejt Shytit. Duke qenë se ADN-ja ka rezultuar e përputhshme, vëllai binjak i Ernejt Shytit është liruar dhe përmes autoriteteve në Malin e Zi, në kohë rekord është bërë dhe ndalimi i tij dhe deportimi në Shqipëri, ku ai ka pranuar ngjarjen dhe ka dhënë detaje lidhur me personat që dyshohet se kanë urdhëruar këtë krim të rëndë. Sepse të gjithë personat e arrestuar janë vetëm organizatorë dhe kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal me pagesë dhe janë kontraktuar nga një tjetër grup i fuqishëm për të cilin është duke u hetuar për identifikimin.

Çfarë provash ka në dorë prokuroria? 

Është një ndër dosjet e hetuara mirë. Në informacionet që Neës24 disponon përveç ADN-së që është një provë e pakundërshtueshme, rrëfimin e ekzekutorit, ka dhjetëra pamje filmike të kamerave të sigurisë ku shfaqen personat e dyshuar duke kontaktuar me njeri-tjetrin dhe duke bërë plane për ekzekutimin e Behar Sofisë. Ka pamje filmike të Skënder Vathit, ka lëvizje të automjetit të tij që është vëzhguar pas ngjarjes nga policia, ka deklarime nga vëllai binjak i Ernejt Shytit, të nënës së tij, deklarime të një pjesëtari të komunitetit rom, i cili është shoqëruar si i dyshuar dhe liruar më pas, i cili ka dhënë detaje rreth identitetit të autorit. Ka qeliza telefonike që provojnë faktin që personat e arrestuar janë takuar gjatë një muaj para se të kryhej vrasja, në disa vende të ndryshme. Po kështu ka pamje filmike të lëvizjeve të Xhuliano Vishës dhe Ernejt Shytit nga Tirana në drejtim të Krrabës dhe ndërkohë ka dhe lëvizje të tyre me autobusë të linjës. Janë të gjitha provat që në harmoni me njëra-tjetrën pohojnë katërcipërisht faktin se Ernejt Shyti është autori i ngjarjes, por dhe ai vetë e ka pranuar. Ka të gjitha provat se ky grup i strukturuar kriminal, nën organizimin e Skënder Vathit dhe bashkëpunim të Xhuliano Vishës që ka rekrutuar Ernejt Shytin por dhe të Leonar Xhixhës kanë ekzekutuar Behar Sofinë.

Përse u vra 66-vjeçari?

Sipas hetimeve të deritanishme, Behar Sofia që konsiderohet nga Policia e Shtetit si “baron i drogës” është vrarë për shkak të konflikteve të hershme për trafikun e heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas në vendet e BE. Policia dhe Prokuroria është vënie në ndjekje të një grupi shumë të fuqishëm kriminal me të cilin Beha Sofia kishte hesape të pambyllura.

 

Previous Post

Varfëri, emigracioni i fëmijëve, diskriminimi gjinor, papunësi dhe mungesa e dinjitetit, ja çfarë i thonë Bashës gratë e Elbasanit

Next Post

Gazment Bardhi nxjerr fotot: Ja ekipi kriminal me të cilin Edi Rama prishi festën në Elbasan

droni

droni

Next Post
Gazment Bardhi nxjerr fotot: Ja ekipi kriminal me të cilin Edi Rama prishi festën në Elbasan

Gazment Bardhi nxjerr fotot: Ja ekipi kriminal me të cilin Edi Rama prishi festën në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.