Një i ri i prekur me koronavirus është hedhur këtë mbrëmje nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit.
I riu 24 vjeçar është në gjendje kritike për jetën. Ai nuk ka qenë i shtruar në spital por ka vajtur atje për analiza i shoqëruar nga i ati.
24 vjeçari kurohej në shtëpi nga infeksioni i frikshëm.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet covid në Tiranë. m.k











