• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, takime në Lezhë: Të parët që do ta ndjejnë qeverinë e re janë qytetarët dhe bizneset

droni by droni
13 March, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha, takime në Lezhë: Të parët që do ta ndjejnë qeverinë e re janë qytetarët dhe bizneset
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në turin e tij të radhës në qytetin e Lezhës, takoi ditën e sotme biznesin e vogël të këtij qyteti, me të cilët bisedoi për situatën e vështirë që po kalon vendi si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike. Basha u ndal në disa biznese, ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend.

“Po çfarë me thënë, nuk e di! Me ngrënë bukë, për të jetuar! Edhe siguracionet na i kanë lënë… Vjen tremujorëshi, 500 mijë lekë siguracione është gjë…!”

“Një gjë faktike është; fshatarët marrin më pak. Është pakësuar numri i krerëve për arsye të emigracionit, për arsye të sëmundjeve.”- u shpreh një pronar i një farmacie bujqësore.

Përpos krizës ekonomike, Lezha gjithashtu është një nga qytetet që vuan fenomenin e emigracionit të të rinjve, gjë që për bizneset është mungesë konsumi.

“Më keq se asnjëherë tjetër! Këto 2-3 vitet e fundit njëherë, është bërë më keq se asnjëherë tjetër! Punë s’ka, njerëzit largohen. Edhe për ne që jemi me profesion, me universitet nuk gjejmë dot një punë të përshtatshme. Edhe biznesi privat nuk na jep ato detyrat që kemi, edhe ato rregullat që kemi të përfshira në kontratën e punës, vetëm na shfrytëzojnë! Nuk ka kontrolle fare! Unë jam farmaciste me profesion, fundjavave ndihmoj prindërit e mi që të kemi më tepër mundësi për të jetuar më mirë, por s’di çfarë të them. Uroj të bëhet më e mira për vendin tonë që të mos largohemi. Më është ofruar mundësia për të ikur në Gjermani, për t’u punësuar atje, por ideja që do vij t’i shoh prindërit 1 herë në 5 vitet, ajo më frenon më tepër.”- tha një farmaciste.

Duke bërë thirrje lezhjanëve për ndryshim më 25 prill, Lulzim Basha premtoi se qeveria e ardhshme do ta ndryshojë situatën, dhe të parët që do ta ndjejnë janë qytetarët dhe bizneset.

Lulzim Basha: “25 prilli është dita e ndryshimit. Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja. Është dita kur të gjithë lezhjanët me votë do ta largojnë Edi Ramën dhe do të hapin një kapitull të ri ndryshe për Lezhën ku shqiptarët do të bashkohen dhe do të bëjnë të mundur. Asgjë nuk do të ndryshojë pa larguar Edi Ramën dhe këtë e di i madh dhe i vogël. Ndaj gjithë këtë entuziazëm dhe shpresë që e prek kudo, le ta kthejmë në votë më 25 prill. Mos harroni, edhe në dyert e socialistëve të zhgënjyer, vëllezërit edhe motrave tona që të bëjmë të mundur votën më të madhe, referendumin më të madh popullor për ndryshim kundër së keqes me 25 prill. Lezha fiton! Shqipëria fiton! Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje të jashtëzakonshme deri në fitoren e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë me 25 prill. Fitore!

Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja.” –u shpreh Basha. a.b

Previous Post

“Më ulën dhe kempin 5 mijë lekë, pa më dhënë asnjë shpjegim”

Next Post

Vaksinohen 250 mësues, ja cilat shkolla e nisën të parët

droni

droni

Next Post
Vaksinohen 250 mësues, ja cilat shkolla e nisën të parët

Vaksinohen 250 mësues, ja cilat shkolla e nisën të parët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.