Personi i gjetur pa jetë në Goranxi këtë pasdite është muzikanti Vasil Konomi.
Dyshimi i parë për vdekjen e tij është se mund të jetë helmuar nga gazrat e makinës.
Konomi është gjetur i pajetë në garazh, pranë makinës së tij, e cila qëndronte e ndezur prej më shumë se 16 orësh.
Paraprakisht raportohet se Konomi mund të ketë qenë i dehur dhe ta ketë zënë gjumi pranë mjetit të tij, ose të jetë rrëzuar. Qëndrimi i gjatë pranë makinës mund të ketë bërë që 50-vjeçari të ketë ndërruar jetë. Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe disa persona, familjarë të viktimës, për të sqaruar rrethanat. m.k











