Shqipëria nënshkroi sot marrëveshjen e njohjes së ndersjelltë të patentave me Italinë. Marrëveshja u nënshkrua në Romë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të marrëveshjes duke dhënë i pari njoftimin ende pa dalë edhe deklarata zyrtare.
Në një mesazh në Facebook, Rama shkruan se nga sot patentat shqiptare do njihen si dokument zyrtar në Itali.
Kreu i qeverisë shtoi më tej se hapi i radhes është njohje e pensioneve mes dy vendeve.
“U tha u bë! Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali🇦🇱🤝🇮🇹
Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, u shpreh Rama. a.b













