Prokurori Arjan Muçaj, të cilit iu vendos eksploziv në makinë një natë më parë të Komuna e Parisit, në Tiranë, ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt.
Prokurori Muça në dëshminë e tij ka deklaruar se ‘sulmi ka lidhje me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë’, transmetoi news24.
Ai ka thënë në Policinë e Tiranës se mjetin tip “Benz”, me targë AA102ET, e ka në pronësi të tij dhe prej më shumë se 2 vitesh e parkon në katin minus 2 të nëndheshëm, në qendrën tregtare të “Komunës së Parisit” ku edhe i shpërtheu njl sasi eksplozivi në pjesën e parë të makinës.
Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen si atentat për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje dhe do të ruhet nga një patrullë policie.a.b












