Ndalimi i paligjshem i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit është treguesi i radhës se në policinë e shtetit ka segmente që vazhdojnë të dhunojnë qytetarët dhe të drejtat e tyre, deklaroi sonte ish deputetja Albana Vokshi.
“Sot në mbrëmje, janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, drejtues të Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit. Pa asnjë arësye, duke i dhunuar dhe fshirë nga celularët pamjet që kishin mundur të regjistronin gjatë ndalimit të dhunshëm. Anëtarët e AMT: Ergys Mertiri, Titi Seranaj, dhe Donald Martini janë shoqëruar, ndërkohë që dy prej tyre janë ende brenda komisariatit nr. 1 në kryeqytet.
Ky akt i shëntuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqerisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcë. e një proteste paqësore sic ishte ajo për mbrojtjen e teatrit, është dëshmi e qartë se segmentet politike në policinë e shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë në opinion kryeministri Rama.
Është e qartë që as dorëheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar në përdorimin e policisë si vegël qorre e tekave të Kryeministrit i cili jo më larg se dje edhe një herë shprehu mbështetjen për drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ato struktura që manipuluan vrasjen e të riut Rasha dhe dhunuan për ditë me radhë të rinjtë protestues në kryeqytet”, deklaroi Vokshi.











