Qytetaret e Shodres protestuan sot serish për vrasjen e Klodian Rashës dhe kunder qeverise.
Një prej të rinjve që ishte në protestë, tregoi për Fax neës se vetëm këtë të shtunë ishte kthyer nga Gjermania, dhe në vend që të qendronte me prindërit e tij, zgjodhi që të dilte në shesh.
“Pyetja duhet të jetë se pse nuk protestojnë të gjithë shqiptarët, të gjithë kanë nga një arsye që të protestojnë çdo ditë, shkaku më i fundit ka qenë dhe më i rëndi. Ne ndihemi të dhunuar jo vetëm nga Policia, por nga i gjithë sistemi, njerëzit kanë frikë që të flasin fjalën e lirë, do shkojmë në shtëpi me njëfarë frike, se prindërve mund tiu bëjnë telefonata ‘shiko djali juaj ka qenë dhe ti ikën nga vendi i punës’.
Të shtunën jam kthyer nga Gjermania, pasi studioj atje, unë nuk mund të qendroj në shtëpi të shijoj festat, por nuk mund të jemi kokëulur. Arsyeja kryesore se pse njerëzit nuk dalin në protestë, është ajo se kanë frikë për vendin e tyre të punës”, u shpreh i riu.
Shumë prej qytetarëve shprehen se protestojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të cilët kërkojnë që të mos largohen nga vendi.
Qytetarët mbajnë pankarta të shumta në duar, ku thonë se nuk do ti tremben asnjë lloj dhune që vjen nga shteti, dhe apelojnë për drejtësi.
“Unë protestoj sot për të ardhmen, e ardhmja e fëmijëve, na kanë vrárë shpresën. unë vetë e kam larguar djalim tim nga ky vend, është shumë e dhimbshme. Ne distancohemi nga çdolloj akti dhune, nuk ka asnjë gjë që të na frikësojë ne”, shprehet një zonjë, e cila është në profesion mësuese.
“Ka ardhur puna sot me iu tut policit, jo se po i tutem, por nuk mund të pranojmë këto që bëhen”, thotë një tjetër qytetare.
Në qytetin e Shkodrës ndërkohë është vënë re një prezencë e madhe e forcave të Policisë. Nga ana e tyre protestuesit janë shprehur se distancohen nga çdolloj akti dhune, dhe se qëndresa e tyre do të jetë me mesazhe dhe pa asnjë konfrontim me punonjësit e shtetit.
/DRONI.al/ l.b












