Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim janë parë në një takim informal që prej orës 19:30.
Në këtë takim “kokë më kokë” çështja kryesore që mendohet të jetë duke u diskutuar është ajo e pushimit të dosjes 184, për zgjedhjet në Dibër, nga ana e Prokurorisë.
Nuk përjashtohet as mundësia që kryedemokrati dhe ambasadorja amerikane Kim të diskutojnë edhe çështje të tjera të aktualitetit, si protestat për vrasjen e Klodian Rashës, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese apo gjendjes ekonomike të vendit.
e.h/DRONI.al/











