Austria do të futet sërish në izolimin e tretë pas Krishlindjeve. Ministri austriak i Financave, Gernot Blümel, ka deklaruar se qeveria do të akordojë rreth 1 miliardë euro shtesë për ti përkrahur bizneset që janë prekur nga pandemia.
Faza e re e izolimit në Austri do të fillojë më 26 dhjetor dhe do të jetë në fuqi deri më 18 janar.
Përgjatë kësaj periudhe do të mbyllen dyqanet, restorantet, muzetë dhe shkollat.
/DRONI.al / l.b











