Një gruaje që po tentonte të futej në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës iu zbuluan 34 mijë paund. Policisë së palës greke në doganë i lindën dyshime pasi gruaja nuk ishte e qetë dhe filloi ta kontrollonte.
Mediat greke raportojnë që shqiptarja e kishte fshehur shumën në një pjesë të çantës të cilën edhe e kishte qepur që të mos dallohej.
Siç raportohet 25% e shumës u mbajt si gjobë për shkak të mos deklarimit të shumës së paundëve ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar origjinën e tyre.
e.h/DRONI.al/












