Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar mbrëmjen e sotme se, Aurela, bashkëshortja e tij e ka kaluar COVID-19. Nderkaq Basha dhe vajzat nuk kane qene te infektuar nga covid.
Basha dha keto detaje gjate një komunikimi me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, Basha është shprehur se ai, vajzat dhe prindërit janë mire aktualisht janë mirë.
“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja, por e dimë që shumë njerëz po vuajnë, shifrat ishin shumë të larta. Kështu që të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Është detyra jonë, mos t’i harrojmë, por të marrim masat. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, ka thënë Lulzim Basha.












