Një aksident ka ndodhur sonte brenda tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dy automjete mësohet të jenë përplasur me njëri-tjetrin e si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar rëndë një person.
Qytetari i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes aksidentale.
e.h/DRONI.al/











