• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Keshilltari i Albin Kurtit, replikë me zv/Kryeministrin Brace: I dyti i të parit belbëzon!

droni by droni
16 December, 2020
in Opinion
0
Keshilltari i Albin Kurtit, replikë me zv/Kryeministrin Brace: I dyti i të parit belbëzon!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Keshilltari i ish Kryeministrit te Kosoves Albin Kurti ka replikuar sot me zv/Kryeministrin e Shqiperise, Erion Brace. 
Debati lindi fillimisht mes Braces dhe Kurtit kur ky i fundit mbeshteti permes nje postimi ne rrjetet sociale protestat ne Tirane. Natyrisht qe Rama nuk ka dashur te perfshihet ne nje debat te hapur me kreun e VV, keshtu qe eshte dashur dikush te flase nga kabineti.

Me poshte eshte replika e keshilltarit te Kurtit, Elvis Hoxha:

KM ligjëron, zv/KM belbëzon

Them se zvKm belbëzon në planin argumentativ, por edhe gjuhësor.

E lexova shkrimin e tij të beftë, por të them të drejtën nuk kuptova kurrgjë. Ishte nga herët e rralla kur në një tekst nuk kuptoj asnjë argument. Mund të them se nuk e kuptova shqipen as si sintaksë, as si leksik, as si semantikë. Ndodh jo rrallë që kur lexon një tekst të pashkruar mirë në sintaksë, madje edhe në drejtshkrim, e kupton gjithsesi mesazhin. Por jo! kësaj here ishte e pamundur.

Ama isha i interesuar të kuptoja se ç’kishte thënë i Dyti i të Parit. Sepse ky është zvKM. Le të mos harrojmë se një herë e një kohë ka qenë ai që ngrinte zërin për shkeljet dhe korrupsionin. Natyrisht, një herë e një kohë.

Kuptohej megjithatë diçka: Albin Kurti ishte në një grup me Sali Berishën, Ilir Metën. E lëmë mënjanë këtë ide se dihet mirë e vërteta e saj nga cilido që nuk është i lojtur.

Le të kuptojmë se përse zvKM e mohon 21 janarin, përderisa ai mendon se këta tre emra nuk e duan Shqipërinë normale. Sepse, siç na thotë zvKM, sjellja normale e shqiptarëve është të revoltohen me votë. Ndoshta këtu duhet të kuptojmë edhe telefonatat e Gjiknurit. Edhe ato janë sjellje normale në Shqipërinë e zvKM. Organizime të tilla janë vërtet të vlefshme për marrjen e pushtetit me votë. Pra jo me revoltë por me mafien e votës. Ja një gjë e ligjshme për zvKM.

Natyrisht që zvKM nuk e sheh normale të jenë kalamajtë në protesta. Nëse e kam kuptuar si duhet, ai e sheh normale që në revolta dhe shkatërrim të pasurisë publike, por dhe asaj private, të jenë forca policore dhe fadroma. Atëherë po, dhuna është normale, kur ajo është me uniforma dhe mjete të shkëlqyera, që blihen madje me paranë e taksave të qytetarëve.

Pastaj zvKm i krahason kalamajtë e protestave me fëmijët e përdorur nga Camorra. Natyrisht ky krahasim kërkon një kulturë të gjerë, sepse vetëm një kulturë e gjerë lejon të mos vësh në dukje se të dy rastet i vë në ngjasim mbyllja e rrugëdaljeve dhe mjerimi ekzistencial. Por nuk është mirë të flas për kulturë, kur zvKM nuk tha asnjë fjalë për zhdukjen e Teatrit Kombëtar dhe atë të kinemave njëra pas tjetrës nën peshën e kullave të oligarkëve. Natyrisht që për zvKm është më mirë të jetë nga ana e përbindshave dhe jo ajo e kalamajve. Kështuqë, kur zvKm thotë se u shkatërruan kultura dhe historia, më mirë është të heshtë sepse e dimë të gjithë që nuk ka mbetur Tiranë që të dëshmojë moshën e saj. Shihe sa është ora zvKM! Por shihe te Sahati i Tiranës, sepse aty do të kuptosh se sa është mosha e Tiranës.

Pra dhe një herë. ZvKM e mohon 21 janarin. Ka të drejtë. Pushtetin kur e mori ai dhe grupi i tij i madh, e mori nga mëria që pati populli me dhunën që u ushtrua në 21 janar, por koalicionin qeveritar e bëri me Ilir Metën që ishte një nga arsyet e protestës. Pra, mohimin e 21 janarit, zvKM e bëri që ditën e koalicionit, jo sot. Me 21 janarin, me protestën e dhunshme zvKM është kur i nevojitet, por më vonë e hedhim poshtë. Edhe emrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës i përdorim kur duam. ZvKM na propozon të ruajmë të njëjtin qëndrim e të njëjtën sjellje. Por manovrimet për të sajuar lista të mbyllura zgjedhjesh dhe ndarje rajonesh sipas qejfit, nuk i ka bërë Albin Kurti me Berishën, i ka bërë në fakt partia e zvKm.

Pastaj zvKM na thotë se protestat janë të dhunshme e me fëmijë. Se po të hiqje fëmijët prej revoltës mbetej PD-ja dhe LSI-ja. Pra, nëse këto parti kanë vota në popull, votat e këtyre nuk quhen. Vetëm votat e PS-së janë të vërteta. Në një kahje zvKM ka të drejtë. Përderisa partia e tij mundi ta bëjë të dështuar dhe qesharak Kuvendin, ia arriti të heqë prej funksionimit Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, normal që ai e ka një pikëpamje. Rëndësi ka të kesh pushtetin e dhunës, pavarësisht se me to realizon vetëm vdekjen e institucioneve. Pra, sipas tij vlen vota që mund të vrasë institucione. Por, zvKM mendon se kjo është normale për shqiptarët, dhe ky normalitet duhet ruajtur e nuk duhet zëvendësuar me atë të protestës, e sidomos me kalamajtë.

Ai na e quan bëmë të lartë faktin që polici u dorëzua menjëherë në polici, por nuk na e përmend deklaratën e rreme të institucionit që merret pikërisht me çështjet e brendshme të policisë, as armën që u cilësua të ishte e Klodjan Rashës. Ndaj dhe aty zvKM bën përafrimin më fatkeq jo vetëm për postin, por edhe për personin e tij. Ai krahason vrasjet e kryera mbi aktivistët e LV-së me atë të Klodjan Rashës. Vrasjet e kryera mbi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë politike dhe jo thjesht shtëtërore. Pa dashur, zvKM po e quan vrasjen e Klodjan Rashës politike. Akuza që ngrihet nga revolta e këtushme është për një vrasje shtetërore, jo vetëm sepse vrasësi ishte polic, por sepse institucionet e policisë u përpoqën ta mbyllin, dhe Ardian Veliu është ende në krye të policisë. Unë e kuptoj që është normale për shqiptarët, në pikëpamjen teorike dhe morale të zvKM, që shteti shqiptar të mos ketë natyrë politike. Ndaj dhe ai ngatërrohet rëndë duke e krahasuar krimin e një shteti me krimin politik. Nuk besoj se u gjend dikush që të thoshte se vdekja e Ardit Gjoklaj është krim politik. Sepse, dihet dhe njihet se vetëm mjerimi i Ardit Gjoklajt ishte politik, ndërsa puna e tij te plehrat ishte vetëm akt mbijetese. Dhe kur mbijetesa vret, atëherë kemi të bëjmë me një krim shtetëror. Nëse Arditi do të mblidhte plehra për arsye ekologjike, ndoshta krimi do të quhej politik. Arditin e përmenda për dy arsye:

  1. zvKM na thotë se në 7 vjet e dy muaj ka patur vetëm një vdekje, pra vrasja duhet të kryehet nga polici. Ndaj dhe unë po i kujtoj një emër tjetër. Natyrisht nuk dua t’i kujtoj një të vetëvrarë në paraburgim, nga ata që nuk kishin paguar dritat.
  2. zvKM duhet të kujtohet për moshën e Arditit. Dhe kështu do të kuptojë, ndoshta, se ata kalamajtë e dhunshëm, shpesh janë ata që jetojnë plehrave e duke mbledhur plehra.

Pra zvKM! Ligjërata e përshpejtuar të bën të humbësh fillin e mos bësh dallim mes Teatrit që e shemb bashkë me trashëgiminë kulturore me forca policore, me tabelat që thyen të revoltuarit. Ligjërata e përshpejtuar të bën të mos dallosh mes akuzës për krim shtetëror dhe asaj për krim politik. Të mos shquash ngjashmërinë mes kalamajve të Shqipërisë dhe atyre të Camorras. Aroma e drogës mbi qiellin e Shqipërisë t’i ngatërron shqisat.

Pastaj, zvKm përpiqet t’i shpjegojë Albinit bëmat e zeza të Berishës, për t’i thënë se Berisha e ka bërë më zi. Sepse zvKM nuk sheh që ka një vijimësi dhune kur në programin politik të partisë që është në krye nuk hyn e drejta por vetëm ligji. Dhe ligjin e ka për mjeshtëri diktatori. Por zvKM nuk ka neovjë të hyjë aq thellë. Mjafton për të që nuk mund të krahasohen ndërtimet e tmerrshme të Durrësit me krimet e Berishës. Ngaqë kur firmat janë të pushtetit, por tronditjet janë të tërmetit, natyrisht që nuk është njësoj me shpërthimin e Gërdecit. Merreni me mend sikur një ditë Berisha të ankohej për cilësinë e keqe dhe paaftësinë e punonjësve të Gërdecit, ku natyrisht kishte sigurisht edhe fëmijë. ZvKm po na deklaron se ka më të zezë se e zeza. Dhe kjo është deklarata më e hidhur e tij për votuesit. Ai po na deklarn se përsa kohë që ka variacione në të zezë, shqiptari nuk ka pse kërkon ditë të bardha.

E thashë që në fillim që nuk kam parë shkrim më të pakuptueshëm se teksti i zvKM. Sa më e vështirë është mbrojtja e së pavërtetës, aq më i keq do të dalë shkrimi. Përsa më takon, po e lë e kaq, sepse nuk është e thënë që për arsyen se ai ka shkruar është zvKM, unë duhet të kuptoj domosdoshmërisht se çfarë përpiqte të mendojë e të thotë. Kam shumë punë të tjera e dita është ende e gjatë.

 

Previous Post

VIDEO/ E çuditshme! Ujëvara shfaqet papritmas në rrugën e Australisë

Next Post

Rakacolli zbulon se qeveria nuk di kur do të vijë vaksina në Shqipëri

droni

droni

Next Post
LAJM I FUNDIT/Shtohen rastet me koronavirus në Shqipëri, vatrat e reja në 3 qytete

Rakacolli zbulon se qeveria nuk di kur do të vijë vaksina në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.