Numri i viktimave nga Covid në qarkun e Elbasanit është rritur 24 orët e fundit. Dy persona nga ky qark, njëri 55 vjeç nga Peqini dhe një 69 vjeçe nga Elbasani kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
Dy viktimat kanë ndërruar jetë në spitalin Covid-2, ku dhe ishin të shtruar prej ditësh.
Ndërkaq në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona, duke e çuar në 1,040 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid.
e.h/DRONI.al/











