Në Veri të Uellsit të Ri Jugor, në Australi u shfaq papritmas mbi rrugë një ujëvarë e “furishme”. Rryma e fuqishme e ujit, me burim nga mali Dorrigo erdhi si rezultat i shirave të mëdha në rajon, të cilat vazhdojnë për disa ditë tanimë.
Qarkullimi në disa rrugë të kësaj zone u desh të bllokohej e ndërkohë meteorologët kanë paralajmëruar përmbytje të mundshme në ditët e ardhshme.
Edhe në Queensland për shkak të stuhive dhe erërave të forta, plazhet dukeshin të dallgëzuar, ndryshe nga çdo herë tjetër. e.h/DRONI.al/












