Admir Shala, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka konfirmuar gjetjen e dy personave të vdekur në Prizren. Shala thotë për gazetën Express që viktimat janë babë e bijë dhe që babai ishte me profesion efektiv policie.
“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, është shprehur Shala për Gazetën Express.
e.h/DRONI.al/











