Qeveria vendosi hapjen e spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me covid si një shenjë se pandemia ende është në kulmin e saj.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të martë nga Elbasani ka bërë me dije se spitalet Rajonale tashmë do të jenë në ndihmë të pacientëve me Covid.
“Pacienti të marrë sherbim në spitalet rajonale para se të dërgohet për një trajtim më të specializuar në Tiranë. Ne jemi duke e përballuar këtë situatë, jemi në një situatë të qëndrueshme të pacientëve që kërkojnë ndihmë hospitalizimi. Deri më tani nuk i kemi ezauruar kapacitete spitalore por është e rëndësishme që të kemi në krah dhe spitalet rajonale në këtë betejë”, tha sot nga spitali i Elbasanit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se marrja e ndihmës së parë shëndetsore e pacientëve me Covid pranë spitaleve Rajonale do të ndihmojë në ruajtjen e kapaciteteve në spitalet Covid./DRONI.al/











