Italia vazhdon të raportojë numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh për shkak të Covid.
Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore italiane kanë regjistruar 14,844 raste të reja me koronavirus nga 162,880 teste që u kryen.
Ndërkaq edhe numri i vdekjeve është i lartë pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 846 vdekje, thuajse dyfishi i numrit të vdekjeve të të hënës, 491. Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj ka shkuar në 65,857.
Rajoni më i prekur në Itali deri më tani është Veneto me 3,320 infeksione të reja, i ndjekur nga Lombardia dhe Emilia-Romagna.
e.h/DRONI.al/











