Policia e Bulqizes procedoi penalisht 10 persona per shkak se organizun grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk i’u bindën urdhërit të punonjësve të policisë, sikurse njofton policia.
“Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datën 09.12.2010, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
B. L., E. T., F. A., H. A., K. V., K. B., K. Sh., K. H., K. A., S. Ç, të moshave 17 deri në 24 vjeç, banues në Bulqizë.
Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë”, njofton policia.











