Sot është 30 vjetori i krijimit të Partiseë Demokratike të Shqipërisë. Dega Kamëz ne kuadrin e aktiviteteve të kufizuara për shkak te Covid-19, organizoi një takim me simbolikën e mirënjohjes dhe falenderimi të thellë, për bluzat e bardha të Ambulancës së Kamzes. Së bashku me kryetarin e degës z Flamur Hoxha, zyrtarë të kryesisë si dhe furumi rinor dhe një nga ekspertët me të njohur të sistemit të shendetësisë dhe ish deputet i Kuvendit të z Bardh Spahia, Zj Orjola Pampuri ish deputete, zhvilluam një takim miqësor me mjekët dhe infermierët.

Respekt dhe vleresime të pakufishme për punën e palodhur dhe përkushtimin maksimal ndaj komunitetit.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar solidaritet me qytetarët në nevojë gjatë këtyre kohërave sfiduese. Ne do ta bëjmë vendin tonë më të mirë duke ndihmuar dikë, duke dhuruar ose duke bërë një akt vullnetar. Për ne është një veprim i thjeshtë, por për një tjetër është një përvojë që ndryshon jetën, diçka që do të rikthejë besimin e njerëzve tek vendi ynë. Të gjithë bashkë të bëjmë diçka të mirë çdo ditë për bashkëqytetar tanë në nevojë. Le ta bëjmë vendin tonë krenar!











