Pamje nga protesta ne Lushnjë
Kane nisur protestat ne disa qytete te Shqiperise nderkohe qe ne Tirane policia po shoqeron tr rinjte qe i takon ne trotuare.
Disa qindra te rinj ne Lushnje po marshojne ne rrugen kryesore te qytetit ku ne krye eshte nje slogan “Lushnja nuk i bindet diktatures”.
Ashtu si gjithe Shqiperia sot ne oren 18.oo partia demokratike dega Lushnje organizoi marshimin proteste. Qindra e qindra qytetar jane bashkuar thirrjes se opozites.
Edhe në Librazhd nje grup qytetarësh me në krye drejtuesin e deges së PD-së Bujar Vreto kanë dalë në një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.
Të rinjtë kanë dalë në bulevardin e qytetit ndërsa nuk janë regjistruar incidente. Në duar, ata mbanin pankarta në të cilat shkruhet “Drejtësi për Klodianin” apo edhe “Ne jemi Klodiani”.
Ndërkohë, policia bllokoi tre kryqëzimet në hyrje të qytetit për të parandaluar konfliktet e mundshme. /DRONI.al/











