Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm, pas ngjarjes së rëndë qe ndodhi ku një punonjës policie vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.
Mësohet se kryeministri Edi Rama do të emërojë në pozicionin e ministres së Brendshme, Elira Kokonën, e cila shërben aktualisht si Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.
Disa nga emrat e tjerë qe kanë qarkulluar në media për të zënë këtë post janë ato të: Erion Braçes, Besfort Lamallarit dhe Toni Gogut. Pritet konfirmimi zyrtar i emrit që do të zërë pozicionin e Sandër Lleshajt në ministrinë e Brendshme.
/LAPSI.al /











