Media te ndryshme kane publikuar dje nje leter e cila pretendohej te ishte shkruar nga i ati i Klodianit dhe ku kerkohej qe te ndalonin protestat per te birin.
Sipas letres, Qazim Rasha u kerkonte protestuesve mos tu shtonin dhimbjen familjes se tij duke demtuar policine dhe objekte te ndryshme publike.
Lajmi dje eshte marre nga mediat e tjera kryesisht nga ajo cfare kishte publikuar me heret top channel. Fakt eshte se ende besohet si burim i besueshem pavaresisht se nje raport i Parlamentit Evropian per fake news konsideronte se ky televizion shperndan lajme te rreme.

Edhe Droni e publikoi dje kete leter por duke shprehur mosbesim per autencitetin e letres.
Sot burime te besueshme publikuan ne rrjete sociale se Qazim Rasha nuk kishte publikuar asnje leter. Burimini referohej nje personi qe kishte biseduar me vete Rashen ne lidhje me kete dhe ai eshte shprehur se nuk ka asnje leter te shkruar prej tij.

Duket se letra nuk eshte shkruar. Nese do te ishte shkruar do tu dergohej te gjitha mediave ne menyre normale sic ndodh ne raste te ngjashme. Nese mediat e financuara nga qeveria kane genjyer duke marre me vete edhe mediat menpak kapacitete verifikuese, eshte nje turp tjeter i qeverise, turp qe ndjek krimin e vrasjes ne dere te shtepise se Koodian Rashes. /DRONI.al/











