Gjykata e Shkallës së Parë Durrës pushoi hetimet në ngarkim të ish-drejtorit të Kadastrës Liridon Pula dhe Shefes së zyrës Juridike Lusiena Kolaj ndaj procedimit penal te nisur ne 2019.
Lusiena Kolaj u ndalua në 20 shtator 2019.
Liridon Pula u la në arrest me burg nga ana e gjyqtares Besjana Garxenaj duke mos u shqyrtuar asnjë provë e fakt në lidhje me ngjarjen në fjalë , masë të cilën e ndryshoi gjykata e Apelit Durrësit.
Sot Liridon Pula dhe Lusiena Kolaj fituan betejën e tyre ndaj veprimeve te para hetimore ku ata ngritën zërin se veprimet e marra nga ana e prokurorisë së Durrësit ishin arbitrare dhe të kundraligjshme.
Theksojmë se për ngjarjen reagoi kryeministri i vendit dhe zv/kryeministri ishte prezent në seancën e masës së sigurimit të bërë në 2019. Vendimi për pushimin e hetimeve ndaj Liridon Pulës dhe Lusiena Kolaj u dha sot në orën 15.00 nga gjyqtar Rexhep Bekteshi.
Pushimi i hetimeve çoi në përfundimin se këtë dy shtetas nuk kanë kryer vepër penale dhe nuk ka asnjë fakt të shpërdorimit të detyrës.











