Ndërkohë që nata e tretë e protestave filloi kryeministri Rama ka shkuar të takojë efektivët e plagosur te QSUT bashkë me drejtorin e Policisë Ardi Veliun.
Rama tha para gazetarëve efektivi do të përballet me drejtësinë dhe që ai e pranoi fajin pa krijuar asnjë alibi.
“Nuk është në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me demokracinë me lirinë, dhe nuk ka asnjë lidhje që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditjen e qytetarisë shqiptare. Nuk ka asnjë lidhje, çfarë drejtësie kërkojnë këto, me hunj, drejtësinë e halabakërisë, dhe të dhunës. Drejtësinë e bën drejtësia dhe efektivi ishte sot para. E patë dhe e degjuat dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të bërë alibi. Do të dënohet sipas ligjit kjo është drejtësia, morali është ai i Ministrit të Brendshëm.“- tha Rama.
e.h/DRONI.al/











