Prej dy ditësh në bashkinë Memaliaj dhe Tepelenë për shkak të motit të keq që ka ndodhur ka pasur ndërprerje të energjise elektrike, në disa zona rurale duke i lënë banorët në errësirë dhe duke ju shkaktuar probleme të shumta që vijnë si pasojë e mungesës së energjisë.
Me defektin më të vogël në njërin prej fshatrave krijohen probleme me furnizimin me energji elektrike në të gjithë fshatrat e zonës që marrin nga e njejta linjë. Banorët e kësaj zone janë ankuar disa herë pranë zyrave të OSHEE Tepelenë dhe Memaliaj për këtë problematikë por asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga ky institucion.
/DRONI / al l.b











