Ka ndërruar jetë nga Covid-19, nje mjeke e njohur, Dr.Flutura Hashorva.
Lajmin për Dr. Hashorvën e ka bërë të ditur motra e saj Karolina Hashorva Budo në rrjetet sociale, ku shkruan: “Në orët e para të mëngjesit të datës 9 dhjetor ndërroi jetë pranë Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, motra ime e dashur, gojëmbël, humane dhe fisnike, dr. Flutura Hashorva, që me përkushtim i kushtoi 48 vjetët e jetës së saj, profesionit të mjekut pneumolog në këtë Sanatorium, Dispanseri e në fund në Klinikën Ortodokse. Pushofsh në paqe, motër e dashur. Ne të gjithë të dashurit e tu, të duam shumë, do të jesh me ne përjetë!” përfundon e motra.












