Jane publikuar fotot e dy vellezerve te vrare. Bëhet fjalë për Andrea Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç, banues në Pogradec. Policia thotë se dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit pasi ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.202
Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje. Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Report Tv mëson se dy vëllezërit e gjetur të vrarë paraditen e sotme në Maliq janë me precedentë penalë.
Zbulohet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi janë të dënuar më parë për vjedhje dhe me tendencë prodhim e shitje narkotikësh.
/DRONI/ al l.b











