Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një motoçikletë, që ka qenë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin dhe është shembur në rrugë.
Motori fillimisht është përplasur me bordurën anësore të rrugës, e cila fatmirësisht ka shmangur edhe rënien e motoçikletës në kanal.
35-vjeçari Klodjan Mile është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur dinamikën e tij.
Mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar drejtuesi i motorit dhe lagështira në rrugë.
/DRONI/ al l.b











