Pasi protestuesit ngjitën shkallët e Kryeministrisë duke u përplasur me policinë dhe çanë kordonin e policisë, filluan të hidhnin tymuese e fishekzjarrë, ndërsa sumuan me gurë dhe sende të tjera të forta hyrjen e institucionit duke e shkatërruar.
Pak minuta më vonë policia shpërndau momentalisht turmën duke përdorur gaz lotsjellës. Por kjo gjë nuk zgjati për shumë kohë pasi protestuesit u mblodhën sërish dhe vazhdojnë të godasin forcat speciale me gurë dhe mjete rrethanore.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Radha ditën e djeshme nga një efektiv policie dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
e.h/DRONI.al/












