Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Personat e lënduar janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor që ndodhen në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
e.h/DRONI.al/











