Në 24 orët e fundit në Elbasan janë konfirmuar pesë mësues me koronavirus, ndërkohë që sistemi arsimor i rrethit të Elbasanit ka 24 mësues aktiv me COVID-19 dhe 12 nxënës të prekur.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më herët se gjatë 24 orëve vetëm në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar pozitiv për koronavirus 65 persona.
Numri i viktimave në vendin tonë për shkak të Covid vijon të jetë e lartë, pasi ditën e sotme 17 pacientë kanë humbur jetën dhe 695 raste të reja u konfirmuan pozitive.
e.h/DRONI.al/












