Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Dyshimi i vrasjes është se autori dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari e ka qëlluar nga mbrapa viktimën me armë zjarri.
Viktima është një mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.
Në vend ngjarje kanë mbërritur edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vendngjarjes.
Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.
Viktima dyshohet se është shtetas i huaj.
/DRONI/ al l.b











