Greqia ka shënuar 98 viktima dhe 1,383 raste të reja nga koronavirus 24 orët e fundit si dhe 641 pacientë të shëruar.
Nga 1,383 rastet e reja, 14 u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
594 pacientë grekë, të moshës mesatare 65 vjeç, janë të intubuar. Pjesa më e madhe e tyre vuan nga një sëmundje shoqëruese.
Numri i personave të prekur që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka arritur në 114,568, ndërsa ai i viktimave 2,902.
e.h/DRONI.al/











