• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD padit në SPAK Ministren e Mbrojtjes: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale. Ja sa vjet burg rrezikon Olta Xhaçka

droni by droni
4 December, 2020
in Kryesore, Politika
0
PD padit në SPAK Ministren e Mbrojtjes: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale. Ja sa vjet burg rrezikon Olta Xhaçka
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike dorëzoi diten e sotme  në SPAK kallëzimin penal kundër Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe autoriteteve ushtarake që kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 7 dhe deri më 3 vjet burg për secilën nga shkeljet e ligjit .

Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje për shkeljen e ligjit nga Ministrja e Mbrojtjes, duke përdorur helikopterin ushtarak për qëllime elektorale, pasi është emëruar drejtuese politike e PS në Dibër. Pas shpalljes nga Presidenti të datës së zgjedhjeve Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin ushtarak për të shkuar në zonën e saj elektorale dhe për të kryer aktivitete për PS. Duke theksuar se ka pamje filmike dhe foto që provojnë veprën penale të Olta Xhaçkës dhe ia bëjnë punën më të lehtë SPAK-ut, zonja Vokshi vuri në dukje kontrastin e thellë mes pushtetit dhe qytetarëve

“Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.”- u shpreh Albana Vokshi.

Deklarata e Albana Vokshit

Jemi tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sjellë kallëzimin për Ministren e Mbrojtjes, znj.Olta Xhaçka dhe drejtuesin e Forcës Ajrore të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me denoncimin që kemi bërë që prej dy javësh tashmë, me abuzimin me fondet publike dhe shpërdorimin e postit.
Sikurse e përmenda, prej dy javësh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte konkrete, me prova filmike abuzimin me fondet publike të minsitrës se Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ajo që në momentin që ëshët cakt…caktuar drejtuese poiltikë e Edi Ramës në Qarkun e Dibrës, ka përdorur si taksi personale, helikopterin e Forcave të Armatosura. E ka përdorur këtë helikopter në mënyrë të përsëritur, të vijueshme që prej një viti. PD ka shfaqur edhe prova filmike në lidhje me vërtetësinë e këtij denoncimi. Gjithashtu kemi shfaqur datat të cilat ajo ka udhëtuar.
Vetëm në dy muajt e fundit janë 22 udhëtime të bëra nga Olta Xhaçka në Qarkun Dibër, udhëtime që nuk kanë asnjë lidhje me postin e Ministres së Mbrojtjes, por kanë lidhje me organizime të strukturave të partisë Socialiste, pra me fushatën elektorale të PS në Qarkun Dibër. Një udhëtim kushton nga 5 deri në 10 mijë euro. Në vetëm dy muajt e fundit janë mbi 100 milionë lekë të shpenzuara, pra të abuzuara, nga ministrja e Mbrojtjes. Në kushtet e një krize të thellë ekonomike, shoqërore, shëndetësore, ky akt abuzimi të fondeve publike shkon përtej papërgjegjshmërisë.
Këto ditët e fundit unë kam marrë me qindra mesazhe nga gra, nga nëna të cilat janë të revoltuara, janë të frustruara për abuzimin që një grua, një nënë ka bërë me paratë e taksave të tyre. Në kohën që Ministrja e Mbrojtjes abuzon me helikopterin i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim për ruajtjen e pushtetit të Edi Ramës, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, Janë me qindra, me mijëra gra të cilat ende sot jetojnë në çadra sepse banesat e tyre u shembën nga tërmeti, Jetojnë më kushte mizerabël, në varfëri ekstreme.
Në kohën kur ministrja shpenzon në 2 muaj mbi 100 milionë Euro nënat jetojnë më shumë se në varfëri. Nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet për të afërmit e tyre, për fëmijet e tyre, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë që shfrytëzohen si skllave sepse ka me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijnë të paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.
Kjo shkon përtej papërgjegjshmërisë. Kemi pritur prej dy javësh që ministrja dhe Kryeministri të reagojnë. Ndaj jemi këtu pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mënyrë që të dërgojmë këtë kallëzim. I kërkojmë prokurorisë, SPAK-ut, që të kryejë hetime të thelluara, profesionale.

Deklarata e Gent Strazimirit

Të gjitha këto që tha zonja Vokshi përbëjnë vepër penale dhe në bazë të Kodit Penal përmblidhen në tre vepra penale, për Ministre e Mbrojtjes shpërdorim i detyrës dhe përdorim i funksionit për veprimtari politike apo fushate zgjedhore si dhe secilin prej atyre ushtarakëve të cilët kanë pasur për detyrë të ndalojnë këtë abuzim dhe viedhje të saj veçanërisht në këtë kohë pandemie dhe halli të madh për pjesën më të madhe të shqiptarëve, do te duhet të pergjigjen për shpërdorim të autoritetit ushtarak.
Ligji është i qartë që funksionari publik, Ministri apo cilido prej drejtuesve te lartë të shtetit, veçanërisht përsa i perket mjeteve ushtarake, nuk mundet t’i përdorë perveçse brenda funksionit të tij zyrtar.
Shqipëria që duam, apo secila prej slloganeve te PS, apo secila prej mbledhjeve të PS, nuk kanë lidhje me funksionin publik apo funksionit shtetëror të Ministres Olta Xhaçka.
Kështu që, perdorimi i mjeteve ushtarake, të Forcave të Armatosira, për të shkuar në këto mbledhje siç ajo vetë dëshmon përmes facebook-ut të saj, përbën vepër penale dhe janë vepra të rënda për te cilat merret Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Prokuroria përkatëse dhe janë vepra që dënohen në jo më pak se 7 vjet burg, ose jo më pak se 3 vjet burg.
Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik.

/DRONI/ al l.b

Previous Post

Berisha zbulon nje fakt te ri ne raportet mes Veton Surroit dhe Edi Rames

Next Post

S’ka të ndalur rritja e viktimave dhe rasteve të reja në vendin tonë. Ja sa u regjistruan ditën e sotme

droni

droni

Next Post
Kosovë/ Shënohen 16 viktima dhe 626 raste të reja me COVID-19

S'ka të ndalur rritja e viktimave dhe rasteve të reja në vendin tonë. Ja sa u regjistruan ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.