• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kosova miraton ligjin për rimëkëmbjen ekonomike

droni by droni
4 December, 2020
in Rajoni
0
Kosova miraton ligjin për rimëkëmbjen ekonomike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me 72 vota për parlamenti i Kosovës miratoi të premten ligjin për rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e pandemisë së Covid-19.

Ligji, sipas qeverisë, parasheh një mbështetje për bizneset e vendit dhe qytetarët në vlerë prej rreth 560 milionë eurosh dhe do të jetë në fuqi deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Miratimi i ligjit u bë i mundur pasi partitë në pushtet u pajtuan të përfshijnë propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, e cila kërkoi pagesa për punonjësit që kanë humbur vendin e punës, kompensimin e parave të tërhequra për një grup i qytetarëve nga Fondi Pensional dhe lirimin e bizneseve nga tatimi mbi vlerën e shtuar për lëndën e parë.

Kundër projektligjit ishte lëvizja Vetëvendosje në opozitë e cila kritikoi partitë politike për mënyrën e hartimit të pakos financiare.

“Dhe ju sot na e sillni një pako që shtyheni a ka qenë me iniciativë të PDK-së apo LDK-së por prapë është e njëjta, cila është iniciativa a është nga LDK-ja apo PDK-ja nuk ka rëndësi sepse keni brumin e njëjtë, e kemi një brumë të njëjtë ku keni me pas fond ku nuk specifikohet asgjë, ku qeveria ka me pas në dorë me ato milionat e shumtë të vendos ad-hoc aty për aty, kujt do t’ia jap ato para dhe kujt jo”, tha deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.

Kjo nxiti reagimin e Lidhjes Demokratike në pushtet dhe Partisë Demokratike në opozitë.

“Ideja përjashtimore le të kallet vendi se ne nuk duhet të bëhemi bashkë nuk ekziston si koncept te ne dhe nuk duhet të ekziston si koncept as te ju prandaj këtë seancë të thirrur sot këtu nga të zgjedhurit e zakonshëm të popullit të Kosovës”, tha shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Ligji që sot po sjellim nuk është ligj për votuesit e ndonjërit, është ligj për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe është ligj për bizneset të cilat afarojnë në Kosovë. Asnjë ndërlidhje për zhvillimet që mund të ndodhin në të ardhmen nuk e ka ky ligj të cilin sot po e diskutojmë”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bedri Hamza.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se ligji do të mundësoj mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve në përballjen me pasojat e pandemisë.

“Dhe unë besoj që për aq sa kemi pasur mundësi kemi mbërri dy efekte, të parandalojmë largimin e bizneseve nga tregu nga funksionimi i tyre i zakonshëm edhe parandalojmë për aq sa është e mundur që familjet të bijnë nën pragun e varfërisë duke përdorur kritere shumë objektive të shpërndarjes të kësaj shume që është pjesë e buxhetit”, tha kryeministri Hoti.

Banka Qendrore ka parashikuar që ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie me 7.2 për qind gjatë këtij viti për shkak të situatës së krijuar me kufizimet për pengimin e përhapjes së infektimeve.

Rreth nëntë muaj që nga shfaqja e pandemisë, Kosova po vazhdon të përballet me gjendje të rëndë shëndetësore. Të premten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 478 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi dhe 11 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet e reja e çuan afër 42 mijë numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 1073 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 27 mijë janë shpallur të shëruar. /VOA/

Previous Post

Berati, institucionet ku Covid është përhapur 24 orët e fundit

Next Post

Horoskopi, 5 Dhjetor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 11 Prill 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 5 Dhjetor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.