Ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u propozua nga kryeministri Rama në postin e përfaqësuesit të lirisë së medias në OSBE, nuk u përzgjodh për postin.
Përfaqësuesi i medias i cili zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë.
Kryeministri shqiptar më 19 shtator propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare si kandidat të mundshëm për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.
Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir.
e.h/DRONI.al/












