Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme një 64-vjeçar me iniciale M.M., pasi vendroja ku ai strehohej pranë një fabrike në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në Misto Mame dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 01.12.2020, rreth orës 16:40, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi A.M. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehohej aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, raporton policia.
e.h/DRONI.al/











