Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në aksin Lezhë- Milot, në afërsi të restorant “Bezhi”, ku u raportua i plagosur rëndë në gjoks shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç. I dërguar në spitalin e Traumës Deda është në gjendje kritike për jetën.
Pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur dhe një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit që çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një atentat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet edhe me nofkën ‘Leksi i Druve’.
Shërbimet e Policisë së Lezhës të mbështetura dhe nga forcat e FNSh-së po zhbirojnë zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
e.h/DRONI.al/












