Nje tjeter mjek humb jetën prej Covid-19.
Ndahet nga jeta në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.
Prej rreth 20 ditësh Deda ndodhej në një spital privat ne terapi intensive post Covid19.
Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension, por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve. Këtë nuk e arriti dot sepse u prek nga Covid-19, i cili i solli probleme që i shkaktuan edhe humbjen e jetës.











