Pasi i përdorën deputetët e listës, i përjashtojnë edhe nga seancat kur flasin pa leje.
Drejtuesja e seancës parlamentare Vasilika Hysi nxori nga salla sot deputetin e listës Erion Piciri. Hysi tha se deputeti është paralajmëruar tre herë, ndërkohë që seanca u nderpre per disa minuta.
“Zoti Piciri ju kam dhënë tre masa disiplinore. Mos vijoni të shkelni më tej rregulloren.
Zoti Piciri ju përjashtoj nga seanca plenare. Ju përjashtoj! Është fatkeqësi e madhe që vjen këtu në parlament për të përfaqësuar qytetarët e Shqipërisë.
Është fatkeqësi e madhe. Ju përjashtoj nga seanca plenare. Ju lutem dilni nga seanca”, tha Vasilika Hysi./DRONI.al/












