Asambli i Këngëve Popullore ka performuar para spitalit “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2, për t’i dhënë pak momente të veçanta stafit të këtij spitali, por edhe pacientëve që po përballen me Covid-19.
Mjekë dhe pacientë e kanë ndjekur nga ballokonet e spitalit koncertin.Koncerti i sotëm ishte surprizë, ndërkohë mësohet se do të jetë edhe ditën e nesërme.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.











