Britania e Madhe ka regjistruar ditën e sotme edhe 11,299 raste pozitive për koronavirusin dhe ka raportuar 608 viktima, totali më i lartë ditor për vdekjet që prej 12 majit.
Numri i infektimeve është ulur në krahasim me 15,450 të infektuarit e regjistruar të hënën, por numri i vdekjeve është rritur, pasi të hënën u raportuan 206 viktima.
Në total 1,53 milionë britanikë rezultojnë të infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është në total 71,000.
e.h/DRONI.al/











